Sport

Mahrez dëshiron largimin nga Leicesteri

Anësori i Leicesterit, Riyad Mahrez, dëshiron të largohet nga King Power këtë verë.

Sipas “Daily Telegraph”, algjeriani beson se duhet të lejohet që të largohet nga klubi edhe pse vitin e shkuar kishte refuzuar disa skuadra të njohura angleze.

Tottenhami, Arsenali dhe Chelsea besohet se janë më së shumti të interesuara për shërbimet e Futbollistit të Vitit 2016 në Premier Ligë.