Juventusi përdor Dybalan për të transferuar Neymarin Foto: Reuters

Juventusi përdor Dybalan për të transferuar Neymarin

18 July 2019 17:29

Sipas disa raportimeve në Spanjë, ylli i Juventusit, Paulo Dybala, mund të përdoret si pjesë e marrëveshjes për transferimin e yllit të PSG-së, Neymar.

Neymari e ka bërë të qartë se dëshiron largimin nga Paris Saint-Germaini, por raportohet se nuk ka skuadra të gatshme të paguajnë klauzolën 222 milionë euro për ta transferuar.

Barcelona dëshiron rikthimin e 27-vjeçarit, por drejtori i PSG-së, Leonardo, ka bërë të ditur se nuk mund të arrijnë marrëveshje me katalonasit, pasi kanë paguar 120 milionë euro për transferimin e Antoine Griezmannit nga Atletico dhe mund të shkelin fair-playin financiar.

Tani “El Chiringuito” raporton se Neymari mund t’i bashkohet Juves nëse në një marrëveshje përfshihet ylli argjentinas Dybala.

Raportimi vjen pasi “Rai Sport” tha se babai i Neymarit do të takohet me krerët e Juves në Torino dhe pasi “Mundo Deportivo” e listoi Italinë si një nga destinacionet potenciale për Neymarin.

27-vjeçari është lojtari më i shtrenjtë në botë, që kur iu bashkua PSG-së nga Barça për 222 milionë euro më 2017.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme