Sport

Tenistët po dridhen nga gjobat për lojë jo të mirë

Rikthimi i Anna Tatishvilit në tenis dukej i pamëshirshëm, madje edhe para se ajo të futej në fushë muajin e kaluar. Pasi humbi 19 muaj karrierë për shkak të problemeve të vazhdueshme me lëndim të kyçit të këmbës, ajo u kthye në Grand Slamin "Roland Garros" dhe mësoi se shorti e kishte vënë të përballej në raund të parë me një kundërshtare që shumica dëshironin ta evitonin: bartësen numër 29-të, Maria Sakkarin, që ishte lidere e stinorit në fushën me argjilë me 12 fitore para futjes në turneun francez.

Nuk ishte befasi që Tatishvili humbi keq, 6:0 dhe 6:1. Por shoku erdhi në ditën tjetër, kur ajo shkoi të merrte çekun për paraqitjen në rrethin e parë të "Roland Garrosit", shkruan sot Koha Ditore.

Ajo u dërgua te zyra e kreut të referëve, siç tregon, dhe u informua se pagesa e saj prej 46 mijë eurove është ndalur për shkak të performancës së dobët.

"Ata nuk më thanë as përshëndetje. Thjesht thanë, 'Llogaria juaj është ngrirë'. Më flisnin sikur të jem ndonjë kriminele apo diçka e tillë. Kishte shumë mosrespekt. Madje qava", rrëfen amerikania 29-vjeçare Tatishvili.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)