Sport

Tenis, Kosova nis me humbje në “Davis Cup”

Descriptive Text

Përfaqësuesja e Kosovës (meshkujt) ka nisur me humbje në “Davis Cup” që po mbahet në San Marino, ka njoftuar të martën Federata e Tenisit e Kosovës (FTK).

Kosova në ndeshjen e parë pësoi humbje 3:0 nga Irlanda, pasi regjistroi dy humbje në konkurrencën individuale dhe një tjetër në atë të çifteve.

Kosova në “Davis Cup” po merr pjesë në Divizionin IV të zonës së Evropës dhe në këtë botëror po paraqitet me tenistët Granit Bajraliu, Burim Bytyçi, Muhamed Zulji, Genc Selita e Jeton Hadërgjonaj.

Kosova është pjesë e Grupit B së bashku me Irlandën, Maltën, Andorrën dhe San Marinon.