Sport

Shkëndija eliminohet nga “Championsi”

Shkëndija është eliminuar në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, duke pësuar humbje befasuese në shtëpi nga klubi estonez, Kalju.

Edhe pse si mysafir kishte fituar 0 me 1 në ndeshjen e parë, kampioni i Maqedonisë pësoi 1 me 2 në shtëpi, për t’u eliminuar.

Ugge realizoi golin e parë për mysafirët në minutën e gjashtë, para se Agim Ibraimi të barazonte rezultatin në minutën e 62-të. Krejt në fund të takimit, Liliu shënoi për mysafirët për të çuar tutje estonezët.