Sport

De Ligti të hënën kryen testet mjekësore te Juventusi

Foto: Reuters

Maratona ka përfunduar. Juventusi e ka arritur vijën e përfundimit të garës për mbrojtësin Matthijs De Ligt, shkruan “calciomercato.com”.

Mbrojtësi holandez ka qenë njëri nga protagonistët kryesor në këtë afat kalimtar, me Paris Saint-Germainin dhe Barcelonën që kanë treguar interesim shumë të madh për futbollistin në muajt dhe javët e fundit, transmeton KTV.

Sidoqoftë, Fabio Paratiqi së bashku me zyrtarë të tjerë, tashmë i kanë siguruar shërbimet e kapitenit të Ajaxit.

“Gazzetta dello Sport” shkruan gjithashtu se është arritur marrëveshja mes klubeve të dielën në mëngjes.

De Ligt pritet të mbërrijë në Torino të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes për t’i kryer testet mjekësore.

Çmimi që do të paguhet për të është 70 milionë euro, ndërsa kontrata me Bianconerët do të përfshijë edhe klauzolën e lirimit të futbollistit për 150 milionë euro.