Sport

Man. Unitedi mposhti Perth Gloryn 2:0 në miqësoren parasezonale

Descriptive Text

Manchester United e ka nisur kampanjën parasezonale me fitore 2:0 kundër Perth Glory, para 50 mijë të pranishmëve në Optus Stadium.

Sulmuesi anglez, Marcus Rashford, që luajti për herë të parë qëkur nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare, e gjeti rrugën e golit pas topit që e pranoi nga Paul Pogba, transmeton “Sporti në KTV”.

Zëvendësuesi Jimmy Garner, e dha kontributin e tij me gol, pesë minuta para fundit të ndeshjes, pasi hyri në lojë në vend të Luke Shaw, që kishte probleme me muskuj.