Kololli llogaritet si opsion te Bologna

Kololli llogaritet si opsion te Bologna

12 July 2019 22:26

Benjamin Kololli është emri në shënjestër për skuadrën italiane të Serisë A, Bolognan.

Kololli është futbollist i cili mund të luajë në gjithë krahun e majtë të fushës dhe se ekipet në Itali e njohin, sidomos ata të Napolit, skuadër të cilës i shënoi në Ligën e Evropës.

27-vjeçari Kololli në edicionin që e lamë pas ka shënuar 14 gola, 10 në Super Leaguen e Zvicrës, dhe nga 2 të tjera në Ligën e Evropës dhe në Kupën e Zvicrës.

Lajmin për interesimin e Bolognas për Kolollin e ka bërë të ditur faqja “Gianlucadimarzio.com”, që thotë se është emri më i pëlqyer për ta përforcuar ekipin që drejtohet nga Mihajloviq.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme