
Atalanta luan në San Siro ndeshjet e Ligës së Kampionëve
12 July 2019 21:10
Sensacioni i kampionatit të kaluar në Itali, Atalanta që siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, është përkujdesur për lajme spektakulare edhe gjatë verës.
Ekipi nga Bergamo, kishte parashtruar kërkesë që ndeshjet e Ligës së Kampionëve t’i luajë në San Siro, stadiumit e Milanos, transmeton KTV.
Për shkak të rinovimeve në stadiumin e Atalantas, skuadrës të enjten mbrëma iu dha leja nga komuna e qytetit të Milanos për të zhvilluar ndeshjet në San Siro.
Atalanta i kishte zhvilluar ndeshjet e Europa Leagues vitin e kaluar në stadiumin e Sassuolos, por San Siro u bë një opsion, në momentin kur Milani u tërhoq nga garat evropiane.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.