Interi konfirmon interesimin për Lukakun, nis bisedimet për transferimin e tij

Interi konfirmon interesimin për Lukakun, nis bisedimet për transferimin e tij

12 July 2019 18:07

Interi e ka zyrtarizuar interesimin për sulmuesin Romelu Lukakut, duke i bërë ofertë Manchester Unitedit, njoftojnë mediat angleze dhe italiane.

Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Interit, Ausilio, i cili ka thënë se kanë pasur një takim me udhëheqësit e skuadrës angleze për Lukakun, transmeton KTV.

Rreth 80 milionë euro, pritet t’i kushtojë Interit, sulmuesi i “Djajve të Kuq”.

Sulmuesi belg, është njëri nga synimet kryesore të Contes tek Interi, derisa te Manchesteri ai ishte zëvendësues i sulmuesit të ri, Marcus Rashford.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme