Jamesi, i shtrenjtë për Napolin

Jamesi, i shtrenjtë për Napolin

12 July 2019 18:04

James Rodriguezi është synimi kryesor i Napolit këtë verë, e madje edhe vetë futbollisti dëshiron të luajë në Serie A.

Mirëpo, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka akuzuar Real Madridin se po kërkon më tepër se ç’duhet për kolumbianin, transmeton KTV.

Për gazetën madrilene AS, De Laurenttis ka thënë se Jamesi pas Ronaldos e Messit është më i miri në botë, por problemi qëndron te Reali, që po kërkon shumë për ta shitur Jamesin.

27-vjeçari në dy vjetët e fundit ka qenë i huazuar nga Real Madridi, te Bayerni, derisa ka edhe dy vjet kontratë me Realin, ai nuk është i preferuari i Zidanet.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme