Klubi turk pas Fidan Alitit

Klubi turk pas Fidan Alitit

12 July 2019 17:45

Një tjetër futbollist i Kosovës mund të përfundojë në kampionatin e Turqisë, pas Vedat Muriqit e Donis Avdijajt së fundi, transmeton KTV.

Siç shkruan gazeta turke Sabah, skuadra Goztepe është interesuar për qendërmbrojtësin e Kosovës Fidan Aliti, i cili luan te Kalmari në Suedi.

Gazeta shkruan se drejtuesit e skuadrës turke janë në Suedi për të nisur bisedimet për një marrëveshje të mundshme me lojtarin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme