Transferime spektakulare në NBA

Transferime spektakulare në NBA

12 July 2019 16:57

Sezoni i ardhshëm i Ligës NBA, do të jetë spektakular dhe për këtë janë përkujdesur top-yjet e basketbollit, me transferimet si asnjëherë më parë.

Leonard te Clippers, apo Kevin Durant e Kyrie Irving te Brooklyn Nets, ishin disa nga kalimet, ndërsa të enjten mbrëma, transferimet kulmuan me një tjetër emër të madh, transmeton KTV. 

Russell Westbrook do të largohet nga Oklahoma City Thunder, pas plot 11 vitesh për t’iu bashkuar Houston Rockets.

Westbrooku do të ribashkohet me James Hardenin te Houstoni, me të cilin kanë luajtur bashkë për dy sezone, duke shkuar deri në finale në vitin 2011, ku humbën përballë Miami Heat.

Me ardhjen e Westbrookut, te Oklahoma ka shkuar Chris Paul, aty ku e kishte nisur karrierën si profesionist.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme