
Abe te Barcelona
12 July 2019 13:22
Sulmuesi japonez Hiroki Abe është pranë transferimit te Barcelona nga Kashima Antlers, pasi është arritur marrëveshja mes dy skuadrave, raporton "Goal.com" të premten.
Abe 20-vjeçar ka luajtur rol kyç në triumfin e Kashimas në Ligën e Kampionëve të Azisë stinorin e kaluar.
Ai pritet të zyrtarizohet te Barcelona së shpejti, ndërsa ka mbetur vetëm të kalojë testet mjekësore.
Reprezentuesi i Japonisë stinorin e kaluar fitoi çmimin e fillestarit të vitit në J League. Ai ndeshjen e parë me Japoninë e luajti muajin e kaluar, duke u aktivizuar si zëvendësues në ndeshjen e Japonisë në Copa America ndaj Kilit.
Abe pritet të aktivizohet në skuadrën e dytë të Barcelonës. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që të depërtojë shpejt në skuadër të parë.
© KOHA