Everton e Napoli interesohen për Pepen

Everton e Napoli interesohen për Pepen

12 July 2019 12:46

Everton e Napoli janë duke u interesuar për shërbimet e sulmuesit anësor të Lilles, Nicolas Pepe, bëjnë të ditur mediumet e huaja të premten.

Napoli e sheh Pepen si përforcim ideal për repartin ofensiv. Pasi që ka dështuar në transferimin e Rodrigos dhe Mauro Icardit, Napoli ka kthyer sytë nga reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, Pepe, transmeton Koha Ditore.

Pepe është duke u kërkuar edhe nga Arsenali e Bayern Muencheni. Pepe 24-vjeçar stinorin e kaluar shënoi 23 gola dhe asistoi 12 tjerë në 41 ndeshje në të gjitha garat.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme