Allie, plaku më i shpejtë në botë

Allie, plaku më i shpejtë në botë

12 July 2019 13:02

Charles Allie është 71-vjeçar dhe ai është i shpejtë.

Ka gjasa që është shumë më i shpejtë se që je ti apo se që ke qenë ti ndonjëherë. Vitin e kaluar në Spanjë ai theu rekordin e botës në grupmoshën e tij në 400 metra për më tepër se një sekondë. Edhe rekordi i vjetër ishte vënë nga ai.

Bëhet fjalë për vrapimin e një rrethi në shtegun e atletikës në një stadium. Ai arriti të bënte këtë për 57.26 sekonda, shkruan sot Koha Ditore.

Shumë njerëz, edhe kur janë në kulm të formës fizike, nuk vrapojnë 400-metërshin më shpejt. Allie ka thyer barrierën e njëminutëshit për 400 metra qysh si fëmijë. Ai tash mposht moshatarët që merren me vrapim, dukë i lënë nga 30 apo 40 metra prapa.

Ai ka vendosur rekord bote edhe në 200 metra për grupmoshën mbi 70 vjet vitin e kaluar. Ende nuk jeni impresionuar? Në Botërorin e Veteranëve të Atletikës ai vendosi të garonte në grupmoshë më të re dhe fitoi dy të arta me stafetë në grupmoshën deri 65 vjet. Në atë grupmoshë ishte më i shpejtë se gati të gjithë, me përjashtim të shokut të tij të mirë, Bill Collinsit, që ishte top-atlet amerikan në mesin e viteve ‘70.

(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme