Trajneri i TNS-së fajëson të gjithë: lojtarët e tij, referin dhe Feronikelin

Trajneri i TNS-së fajëson të gjithë: lojtarët e tij, referin dhe Feronikelin

12 July 2019 09:49

Trajnerit të kampionit të Uellsit, The New Saints (TNS), Scott Ruscoe, i kanë penguar shumë gjëra në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku në terren të vetin barazoi me kampionin e Kosovës, Feronikelin (2:2).

Ruscoe fajësoi lojtarët e tij që u tërhoqen pas avantazhit 2:0, duke i mundësuar Feronikelit të shënojë dy gola në fund të ndeshjes, pastaj arbitrin që dha një penallti për ekipin kosovar, sipas tij, të paqenë dhe lojtarët e Niklit që, sipas tij, qëndruan më shumë të shtrirë në fushë sesa që luajtën, shkruan sot Koha Ditore.

Ai është i bindur se në ndeshjen e kthimit, më 16 korrik në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, TNS-ja do të fitojë dhe do të shpëtojë ëndrrën "Champions".

Ruscoe të enjten në një intervistë për mediumet uellsiane ka paralajmëruar se ekipi i tij në Kosovë do të udhëtojë vetëm për fitore.

(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme