Rezultatet e të rinjve, alarm zgjimi për klubet dhe federatat

Rezultatet e të rinjve, alarm zgjimi për klubet dhe federatat

Tahir Sopi Tahir Sopi 12 July 2019 12:01

Brenda pak ditëve volejbolli dhe basketbolli i Kosovës janë prezantuar në katër gara të ndryshme ndërkombëtare në të dyja konkurrencat, por ky prezantim ishte larg nga ai që synohet. Ekipet e reja përfaqësuese zhvilluan shumë ndeshje, por rezultatet pozitive munguan.

Përfaqësueset U-18 e U20 te meshkujt dhe U-19 te femrat në volejboll morën pjesë në Kampionatin Ballkanik, derisa ekipi U-18 i femrave në basketboll luajti në Kampionatin Evropian, Divizioni B. Në Kampionatin Ballkanik të volejbollit, të tri gjeneratat e Kosovës regjistruan vetëm një fitore, derisa ekipi i basketbollit i humbi të gjitha ndeshjet në Evropianin e mbajtur në Shkup, transmeton koha.net.

Ekipi i vetëm që arriti të shënojë një fitore në këto ngjarje ishte ai i femrave U-19 në volejboll. Në ndeshjen për vendin e pestë prej gjashtë ekipeve pjesëmarrëse, Kosova triumfoi 3:1 (27-25, 19-25, 25-15, 27-25) në sete ndaj Moldavisë, që përfundoi e fundit. Në këtë gjeneratë Kosova doli e pesta në renditjen përfundimtare pas nikoqires së turneut, Turqisë, që u shpall kampione, Serbisë, Rumanisë e Malit të Zi...(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme