Hysaj pranë gjigantit spanjoll Foto: Reuters

Hysaj pranë gjigantit spanjoll

11 July 2019 23:48

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Elseid Hysaj, është pranë transferimit te skuadra spanjolle, Atletico Madrid, kanë njoftuar mediumet në Itali dhe Spanjë.

Hysaj pritet të largohet gjatë kësaj vere nga skuadra elitare e Italisë, Napoli, për ta vazhduar aventurën në Spanjë, transmeton KTV.

Siç shkruan “La Repubblica” presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka konfirmuar marrëveshjen me skuadrën nga Madridi.

Hysaj, 25-vjeçar pjesë e Napolit është që nga viti 2015 kur ishte transferuar nga Empoli.

Shkodrani me klubin e Napolit ka kontratë deri në verën e vitit 2021.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme