Lopezi premton të japë çdo gjë për Romën

Lopezi premton të japë çdo gjë për Romën

11 July 2019 22:47

Portieri spanjoll Pau Lopez ka premtuar të japë çdo gjë për Romën dhe se është i gatshëm për sfidën që e pret.

Lopez ka kompletuar transferimin e tij te Roma nga Real Betisi për 23.5 milionë euro, transmeton KTV.

"Transferimi te Roma është një hap tjetër për mua", ka thënë 24-vjeçari për "Roma TV" të enjten.

"Mendoj se është koha perfekte për këtë. Ndihem i gatshëm të jem portier i Romës dhe i lumtur që kam kaluar te një klub aq historik. Ka rëndësi të madhe për mua që Roma ka treguar besim në mua dhe jam i lumtur që gjendem këtu. Siç kam thënë, është gati e pamundur të refuzosh një klub si Roma. Është një lëvizje fenomenale për mua pasi kam pasur një vit shumë të mirë te Betisi", u shpreh Lopez.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme