Sport

PSG-ja, në garë për Soaresin

Kampioni i Ligue 1, Paris Saint-Germain është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, portugezit Cedric Soares, përcjellë "Daily Mail" të enjten.

Soares 27-vjeçar, pritet të largohet këtë verë nga Southamptoni, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm. Bëhet e ditur se PSG-ja, është e gatshme të paguajë rreth dhjetë milionë euro për Soaresin, të cilin e sheh si zëvendësim për belgun Thomas Meunier, i cili do të largohet nga ekipi, transmeton Koha Ditore.

Soares edicionin e shkuar ishte i huazuar te Interi kurse pjesë e Southamptonit është prej vitit 2015 kur u transferua nga Sportingu. Ai ka edhe 33 ndeshje me Portugalinë.