Sport

Costa mund të kthehet në Premier League

Sulmuesi i Përfaqësueses së Spanjës, Diego Costa mund të kthehet në Premier League gjatë kësaj vere, pasi interesim për të ka treguar ekipi i Evertonit. Kështu, ka shkruar të enjten tabloidi anglez "The Sun".

Mësohet se Evertoni është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për Costan, i cili tashmë ka kërkuar largimin nga Atletico Madridi, transmeton Koha Ditore.

Sulmuesi 30-vjeçar, në janar të vitit të shkuar është kthyer te Atletico pas tri sezoneve në Premier League te Chelsea, ekip me të cilin ka fituar dy tituj kampioni. Costa ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2021, por nuk bën pjesë në planet e klubit për edicionin e ri.