Sport

Sporti brutal i boksit pa dorëza

Fytyrat e tyre janë të mavijosura dhe të gjakosura, shkëlqejnë nga djersët, ndërsa trungu i trupit është skuqur nga goditjet që kanë marrë.

Tifozët e rreshtit të parë që kanë paguar nga 70 funte për biletë papritmas spërkatën me gjak, ndërsa njërit boksier i hapet një plagë në fytyrë dhe ata nuk shqetësohen, madje kënaqen me këtë.

Në vend se të jenë të tmerruar, këta tifozë të shtunën mbrëma në arenën sportive në periferi të Manchesterit, shijonin këtë luftë të boksit pa dorëza, teksa po zhvillohej raundi i tretë, shkruan sot Koha Ditore.

Rreth 800 tifozë janë mbledhur në "Bowlers Exhibition Center" për të shikuar 18 burra duke boksuar me njëri-tjetrin pa dorëza.

Brutale? Po. Emocionale? Definitivisht. Ky është sport ku thyhen brinjët, duart e hundët, çahen fytyrat e arkadat dhe shpatullat dalin nga vendi, ndërsa këta burra të rinj luftojnë shpejt dhe furishëm për 500 deri 5.000 funte për meç

Me rrënjët në perandoritë e vjetra në Greqi dhe Romë, boksi pa dorëza kurrë nuk ka qenë ilegal në Britani, por nuk ka një rregullator zyrtar dhe nuk drejtohet nga Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit (BBBofC).

(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)