Strycova priti gjatë për gjysmëfinale në një Grand Slam

Strycova priti gjatë për gjysmëfinale në një Grand Slam

11 July 2019 12:01

Edhe në këtë epokë të karrierave të stërzgjatura të tenisit, Barbora Strycova ka vizituar Wimbledonin më tepër sesa shumica. Ajo ka rikujtuar se si gjyshi i saj e kishte dërguar në Muzeun e Wimbledonit kur ajo ishte dyvjeçare.

"Unë pashë trofeun", thotë Strycova 33-vjeçare. "E i thashë vetes, 'Dua të luaj këtu'".

Më tepër se tri dekada më vonë, Strycova është më afër atij trofeu se që ka qenë ndonjëherë. Ajo është bërë tenistja më e vjetër në epokën e tenisit modern, që ka arritur për herë të parë në gjysmëfinale të një Grand Slami në konkurrencë individuale. Arriti duke mposhtur të martën pasdite britaniken Johanna Konta me 2:0 në sete (7:6 dhe 6:1) në çerekfinale, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo arritje ishte pritur gjatë nga Strycova, një çeke që së pari bëri bujë kur fitoi titullin për juniore në Grand Slamin "Australian Open" në vitin 2002. Në finale atëherë kishte mposhtur Maria Sharapovan, një teniste që do të fitonte Wimbledonin dy vjet më vonë. Strycova ka pritur 17 vjet për të arritur për herë të parë në një gjysmëfinale të një turneu Grand Slam. Vetëm një herë më parë ajo kishte arritur në çerekfinale të një Grand Slami (Wimbledon 2014) në konkurrencë individuale.

(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme