Sport

Manchester City pret shumë nga talenti i rrallë, Rogers

Tifozët e Manchester Cityt janë ende duke mallkuar ditën kur Jadon Sancho u largua për të shkuar te Borussia Dortmundi, por me transferimin e ri Morgan Rogers, ata kanë një djalosh tjetër të mrekullive që mund t'i bëjë të çmenden.

Transferimi që kushtoi gjashtë milionë funte (6.7 milionë euro), është shifra më e madhe për një 16-vjeçar qëkur Arsenali pagoi nëntë milionë funte për Theo Walcottin. Morgan po shkon te Manchester City nga West Bromwich Albioni me shumë bujë dhe me një epitet si "Dele Alli i ri", shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, mund të thuhet se superylli i Tottenhamit, Ali nuk ishte aq i avancuar në moshën 16-vjeçare siç është Morgan.

Morgan Rogers ka debutuar për skuadrën e parë të WBA-së në Emirates FA Cup, në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa skuadra e tij u mposht 3:1 në shtëpi nga Brightoni.

Potenciali i tij sërish ra në sy në mars kur përfaqësuesja U-17 e Anglisë shkatërroi 5:2 Zvicrën në eliminatore për Evropian.

(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)