Raiola sërish pikë qendrore në transferimet e Man. Unitedit

Raiola sërish pikë qendrore në transferimet e Man. Unitedit

11 July 2019 09:52

Kur Sir Alex Ferguson u hap për pyetje pasi mbajti një fjalim motivues për skuadrën e ragbit Sale Sharks në vitin 2017, Brian Mujati nuk e kurseu atë.

"Pse asnjëri nuk ishte në gjendje të njihte talentin e pamohueshëm të Paul Pogbas?", pyeti ragbisti, duke iu referuar vendimit të Manchester Unitedit për të lejuar 19-vjeçarin Pogba të largohej drejt Juventusi në vitin 2012, ndërsa Ferguson ishte në krye të Unitedit. Fergusoni u kundërpërgjigj shpejt, saqë befasoi edhe Mujatin.

"Paul Pogba? Ai thjesht ka një agjent të keq. Një agjent idiot", tha Ferguson, ndërsa nisën të qeshurat.

Mospëlqimi i Fergusonit ndaj agjentit në pyetje, Mino Raiola, është i njohur. Mirëpo, fakti se fjalët e përdorura nga Fergusoni janë paraqitur në rrjete sociale së fundi, reflektojnë realitetin se Raiola shikon të dominojë edhe një fazë parasezonale të Unitedit.

(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme