Sport

Liverpooli ofron 74 milionë euro për sulmuesin e Realit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e dëshiron ta ketë me çdo kusht futbollistin spanjoll, Marco Asensio.

Siç raportojnë të mërkurën mediumet në Angli, Liverpooli është i gatshëm t’i paguajë Real Madridit dëmshpërblim prej 74 milionë eurosh për ta pasur në skuadër për edicionin e ri, transmeton KTV.

23-vjeçari Asensio me skuadrën e Realit ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Edicionin e kaluar sulmuesi i krahut shënoi vetëm një gol dhe asistoi gjashtë herë në 30 ndeshje.