Sport

Brondby e liron Besar Halimin

Descriptive Text

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi, nuk është duke u stërvitur me Brondbyn e Danimarkës.

Kjo për shkak se ekipi e ka lënë të lirë Halimin të bisedojë me skuadrat tjera, kanë njoftuar të mërkurën mediumet në Danimarkë, transmeton Koha.net.

Ende nuk është bërë e ditur nëse Halimi është duke biseduar me ndonjë klub, por gjasat që ai të mbetet te Brondby, janë të vogla.

Halimi 24-vjeçar në vitin 2017 fillimisht u huazua nga Mainzi te Brondby, derisa kjo e fundit e bleu kartonin e tij në verën e vitit të kaluar.

Me klubin danez, Halimi ka kontratë deri në qershorin e vitit të ardhshëm, derisa edicionin e kaluar shënoi një gol dhe asistoi tri herë në 15 ndeshje.