Sport

Barreca huazohet te Genoa

Genoa ka huazuar mbrojtësin e majtë Antonio Barreca nga Monaco për një stinor, me opsion për blerje. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Monacos të mërkurën.

Barreca 24-vjeçar është ish-reprezentues i U-21 të Italisë. Ai shpërthimin e madh e arriti te Torino në stinorin 2016-17 te Torino.

Në radhët e Monacos u transferua në verën e vitit 2018 për dhjetë milionë euro. Stinorin e fundit ishte i huazuar te Newcastle për gjashtë muaj, trasmeton Koha Ditore.

Stinorin e kaluar mbrojtësi pati probleme të shumta me lëndime dhe në total luajti dhjetë ndeshje dhe asistoi dy herë.

Barreca është transferimi i gjashtë i Genoas këtë verë. Genoa është përforcuar edhe me Pawel Jaroszynskin, Nicholas Rizzon, Cristian Zapatan, Sinan Gumusin dhe Andrea Pinamontin.