Tifozët e Juves e kanë një kërkesë për Higuainin: Qëndro me ne

Tifozët e Juves e kanë një kërkesë për Higuainin: Qëndro me ne

10 July 2019 11:03

Sot Juventusi do të fillojë stërvitjet me trajnerin e ri Maurizio Sarri.

Në këto stërvitje pritet të mos marrin pjesë lojtar si Ronaldo, Matuidi dhe lojtarë të tjerë të përfshirë me ekipet e tyre kombëtare deri para pak ditësh.

Ndërsa në mëngjesin e hershëm sot u paraqit edhe Gonzalo Higuain. El Pipita u përshëndet nga shumë fansa të Juves.

Higuain u prit mjaftë mirë nga tifozët e mbledhur para selisë së Juves, duke i dhënë brohoritje dhe ndjesi pozitive 31 vjeçarit, që është në dyshim të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm tek Juve.

“Qëndro me ne, mos shkoni”, ishin fjalët që tifozët e Juves i drejtuan në drejtim të argjentinasit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme