Williams vazhdon ta ndjekë “Wimbledonin” e tetë

Williams vazhdon ta ndjekë “Wimbledonin” e tetë

10 July 2019 10:26

Tenistja amerikane, Serena Williams, triumfoi ndaj bashkëkombëses Alison Riske, me gjithë lojën e saj jobindëse, duke arritur në gjysmëfinale të turneut Grand Slam "Wimbledon".

Fituesja e 23 Grand Slameve triumfoi me 2:1 në sete (6:4, 4:6, 6:3) ndaj Riskes, duke siguruar kështu një përballje në gjysmëfinale me çeken Barbora Strycova. Strycova në çerekfinale mposhti britaniken Johanna Konta.

Williams është duke kërkuar titullin e saj të tetë në Wimbledon dhe Grand Slamin e saj të parë që nga janari i vitit 2017, shkruan sot Koha Ditore.

"Jam shumë e kënaqur. Disa javë më parë nuk do të kisha fituar këtë meç. Jam e lumtur që kalova tutje, edhe pse nuk isha në formën më të mirë. Ajo po luante shkëlqyeshëm, ajo mposhti aq shumë lojtare të mëdha në këtë Grand Slam. Unë isha vërtet e motivuar, po luftoja për një vend në gjysmëfinale në Wimbledon dhe nuk të vjen kjo mundësi çdo ditë. Po ashtu tifozëria ishte spektakolare", ka thënë Williams 37-vjeçare.

Tenistja numër dhjetë në botë, Williams të hënën u gjobit me dhjetë mijë dollarë, pasi dëmtoi një nga fushat e Wimbledonit me raketën e saj.

(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme