Sport

Gjatë kësaj jave Juventusi transferon De Ligtin

Foto: Reuters

Sky Sport Italia raporton se gjatë kësaj Juventusi do të kompletojë transferimin e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Momentalisht ajo çfarë po e pamundëson këtë transferim është distanca në çmim ndërmjet Juventusit dhe Ajaxit, por sipas Sky Sport Italia kampioni i Serie A është një pozicion të përforcuar.

Kjo për shkak se PSG-ja e Barcelona janë tërhequr nga gara për 19 vjeçarin e talentuar.

E “Zonja e Vjetër” synon ta transferojë holandezin para se të nisin ndeshjet parasezonale në Azi.

De Ligti mund të bëhet transferimi i tretë në mbrojtje pas Merih Demiralit dhe Cristian Romeros.