Sport

Bayerni insiston për Sanen

Bayern Munich vazhdon ta shtojë interesimin për ta transferuar sulmuesin e Manchester Cityr, Leroy Sane.

Sane te gjiganti gjerman shihet si zëvendësues i dy lojtarëve të larguar, Arjen Robben dhe franck Ribery, transmeton KTV.

Për të ardhmen e Sanes do të vendoset gjatë kësaj jave, kanë raportuar mediume të ndryshme në Angli dhe Gjermani.

Vetë presidenti i klubit gjerman, Rummenigge ka theksuar se janë në kërkim të një lojtari që mund t’i zëvendësojë Robbenin dhe Riberyn.

“Sane do të kthehet këtë javë nga pushimet dhe nuk dëshiron të flas sa është në pushim. Tani neve na mbetet të presim për të parë nëse do të lëviz diçka në këtë drejtim”, ka thënë Rummenigge.

Reprezentuesi i Gjermanisë me Manchester Cityn ka kontratë deri në qershor të vitit 2021. Ai te City është transferuar nga Schalke dhe kthimi i tij në Gjermani është i mundur.