Sport

Kloppi thotë se Shaqiri s’do të jetë i gatshëm për një kohë të pacaktuar

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Xherdan Shaqiri është ende i lënduar dhe nuk do të përfshihet në ekip për një kohë të pacaktuar.

Klopp ka thënë se Shaqiri ende vuan lëndimin në muskul gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Zvicrës, transmeton KTV.

“Shaqiri është ende i lënduar dhe i duhet një kohë derisa të kthehet përsëri. Ai ka një problem në muskul dhe nuk do të përfshihet për një kohë në ekip”, ka thënë Klopp për faqen zyrtare të klubit anglez.

Shaqiri të martën është kthyer në skuadër pas pushimeve verore. Por, i duhet të rikuperohet nga lëndimi i pësuar më herët.

Edicionin e shkuar, 27-vjeçari nga Gjilani, në të gjitha garat për Liverpoolin shënoi gjashtë gola dhe kontribuoi me pesë asistime në 30 ndeshje. Ai me Liverpoolin e fitoi Ligën e Kampionëve.