Sport

Avdijaj nuk kthehet te Sturm Grazi

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj nuk do të kthehet te skuadra e Sturm Grazit.

Siç kanë bërë të ditur të dielën mediumet në Austri, Avdijaj nuk është në planet e skuadrës elitare, Sturm Graz, ndonëse kishte treguar paraqitje të mira sa ishte i huazuar nga Schalke.

Ai në Austri është duke qëndruar për punë private, transmeton KTV.

22-vjeçari është në kërkim të një skuadre, pasi është lënë lojtar i lirë. Ndeshja e tij e fundit me skuadrën holandeze Willem II ishte në dhjetorin e vitit të kaluar.

Nga Willem II ishte përjashtuar për thyerje të disiplinës.