Sport

Aksionari i KF Ferizajt, lojtari që shënoi golin e parë në histori të Premier Ligës angleze

Descriptive Text

Klubi futbollistik Ferizaj do të privatizohet dhe në krye të klubit do të jenë donatorë nga Anglia dhe donatorë tjerë kosovarë.

Faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur edhe emrin e personit i cili do t’i zotërojë 50% të aksioneve.

“Sot është një ditë e madhe për klubin tonë, një ditë që e kemi pritur që sa vite. Sot klubi jonë do të privatizohet nga ish-futbollisti i Premier League, Brian Deane dhe donatorë tjerë vendorë”, ka shkruar klubi në faqen zyrtare të Facebookut.

Ish-futbollisti i Premier Leagues, Brian Deane, ka bërë histori në këtë garë duke shënuar golin e parë në histori të saj për Sheffield Unitedin kundër Manchester Unitedit pas pesë minutash të nisjes së lojës më 15 gusht, 1992.