Sport

Liverpooli frikësohet se do ta humbasë Kloppin

Descriptive Text

Liverpooli frikësohet se trajneri Juergen Klopp nuk do të firmos kontratë të re, raporton “The Sun” të dielën.

Klopp ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2022 dhe ndonëse nuk e ka ndërmend të largohet para skadimit të kontratës, ai nuk mendon të zgjatë kontratën më tepër, transmeton “Koha Ditore”.

Trajneri gjerman frikësohet se qëndrimi më gjatë te klubi do të ishte ngarkesë e madhe për të, për këtë arsye ka ndaluar bisedimet për vazhdim të kontratës.

Klopp me Liverpoolin stinorin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve. Në krye të Liverpoolit, Klopp 52-vjeçar gjendet që nga viti 2015.