Sport

Pogba gjithnjë e më larg Unitedit

Descriptive Text

Dëshira e Paul Pogbas, është të largohet nga Manchester United.

Lajmi është konfirmuar edhe nga menaxheri i lojtarit Mino Raiola.

“Të gjithë e dinë dëshirën e Pogbas për të ecur përpara. Jemi në proces të kësaj. Gjithkush i di ndjenjat e Pogbas. Të gjithë në klub, nga menaxheri e deri te pronari, e dinë dëshirën e Paul”, deklaroi Raiola, transmeton “Sporti në KTV”.

Për shërbimet e mesfushorit, interesim kanë shprehur Juventusi dhe Real Madridi.