Sport

FIFA mendon ta zgjerojë Botërorin e femrave

Descriptive Text

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dëshiron ta zgjerojë Botërorin e femrave në futboll në 32 përfaqësuese nga 24 sa i ka aktualisht, duke nisur nga edicioni i ardhshëm më 2023.

Po ashtu do të rritet edhe fondi i shpërblimeve në 60 milionë dollarë. Infantino ka bërë të ditura këto në konferencë për media, transmeton Koha Ditore.

"Unë dua ta zgjeroj turneun në 32 skuadra. Duhet të veprojmë shpejt për të vendosur nëse duam të zgjerojmë për 2023. Nëse duam të bëjmë këtë atëherë duhet të rihapim procesin e kandidimit për t'u lejuar të gjithëve të kenë rastin apo ndoshta edhe të bashkorganizojnë ngjarjen. Asgjë nuk është e pamundur", ka thënë Infantino.