Sport

Chelsea vihet pas veteranit të Juventusit

Klubi anglez është në kërkim të një futbollisti me përvojë në fazën e mbrojtjes.

Chelsea është vënë në kërkim të mbrojtësit të krahut të djathtë të Juventusit, Dani Alves, i cili ka treguar paraqitje të mira me ‘Zonjën e Vjetër’ në vitin e tij të parë në Itali.

Klubi londinez është afër që ta fitojë titullin e kampionit në Premier Ligë dhe është duke planifikuar që tani për përforcimet e sezonit të ardhshëm, transmeton kp.

Trajneri italian Antonio Conte ka kërkuar blerjen e një lojtari me eksperiencë në mbrojtje për sezonin e tij të dytë në Stamford Bridge, teksa do të luajë dhe në Ligën e Kampionëve.

Brazilianit do t’i mbetet edhe një vit në kontratën e tij pas u transferua nga Barcelona si futbollist i lirë. Shifra e transferimit nuk do të jetë e lartë, duke u nisur edhe nga fakti që Alves sapo ka mbushur 34 vite.