Sport

Serbia mban strukturat ilegale në Kosovë përmes klubeve sportive

Descriptive Text

Klubet serbe në veri të Kosovës vazhdojnë të mos njohin autoritetin e Prishtinës, duke mbetur ngushtë të lidhura me Beogradin dhe garat që organizojnë federatat serbe.

Qeveria serbe vazhdon të financojë aktivitetin e skuadrave serbe dhe federatave paralele në Kosovë. Por, jo gjithnjë mjetet që ndan ajo shkojnë për qëllime sportive, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu, sipas një raportimi të gazetës "Danas", një pjesë e mjeteve të ndara nga Qeveria e Serbisë për sportin serb në veri kanë shkuar për të ashtuquajturin "Shërbim për mbrojtjen e Gazivodës", një projekt i fituar nga klubi i sporteve ekstreme "Mokra Gora".

Se kjo nuk ka të bëjë me sportin, janë të vetëdijshëm edhe serbët.

"Vitin e shkuar është financuar klubi i sporteve ekstreme 'Mokra Gora' me 7.182 euro për projektin 'Shërbimi për mbrojtjen e Gazivodës'. Përveç faktit se bartës i projektit është një organizatë sportive, programi nuk ka të bëjë asgjë me sportin për shkak se i referohet trajnimit të rojave", raportoi gazeta serbe të mërkurën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.