Sport

Real Madridi ofron 70 milionë euro e 2 super lojtarë për Pogban

Real Madridi dëshiron ta transferojë me patjetër në ekip mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

United nuk do të marrë vetëm 70 milionë euro për francezin, por do të fitojë edhe dy yjet e Realit, Toni Kross dhe Gareath Bale.

Mesfushori i “Djajve të Kuq”, është shumë i kërkuar nga “Los Blancos” dhe “Zonja e Vjetër” këtë verë.

Reali po mundohet ta transferojë mesfushorin në “Santiago Bernabeu” dhe është gati t’i sakrifikoi dy yjet e skuadrës për të bërë këtë transferim.