Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj nuk do të veshë më fanellën e klubit nga kryeqyteti i Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar klubi i Prishtinës përmes faqes zyrtare, derisa ka bërë të ditur se Bekaj do të transferohet te një klub ndërkombëtar, transmeton Koha.net.
“Njëri ndër portierët më të mirë shqiptar që ka pasur Prishtina, Visar Bekaj, 22 vjeçari, pothuajse ka mbyllur të gjitha negociatat e transferit në futbollin ndërkombëtar. Bekaj, me gjasë të madhe në Gjibraltar ka zhvilluar ndeshjen e fundit zyrtare me Prishtinën dhe shumë shpejt pritet të transferohet në klubin e ri, ndërsa për detajet tjera ditëve në vazhdim”, thuhet në konfirmimin e Prishtinës.
“I jam mirënjohës presidentit Ejupi që ka punuar shumë të më gjej aranzhman atje ku pretendoja. I jam mirënjohës të gjithë trajnerëve, stafit dhe lojtarëve me të cilët kam punuar si dhe tifozët ‘Plisat’. Më mbetët peng dhe ëndërr titulli i kampionit me Prishtinën, por besoj shumë se vetëm me trajner Josën, i cili është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, do t’ia arrijnë qëllimit dhe të rikthejnë titullin në sezonin që po vjen. Ky nuk është mendimi vetëm i imi, por i të gjithë shokëve të skuadrës”, ka thënë Bekaj.
Bekaj me Prishtinën ka 133 ndeshje të zhvilluara.
-
5 korrik 2019 01:16
-
Shpërndaje në: