Sport

De Tomas kalon te Benfica

Benfica ka kompletuar transferimin e sulmuesit Raul de Tomas nga Real Madridi për 20 milionë euro, raporton faqja zyrtare e klubit.

De Tomas është produkt i akademisë së Real Madridit, mirëpo nuk ka luajtur asnjë ndeshje me skuadrën e parë të Realit. Ai stinorin e fundit ishte i huazuar te Rayo Vallecano, transmeton Koha Ditore.

De Tomas 24-vjeçar ka firmosur kontratë pesëvjeçare me Benfican, ndërsa në kontratë ka klauzolë për lirim në vlerë prej 100 milionë euro. Benfica ka sjellë De Tomasin si zëvendësim për Joao Felixin.

Sensacioni Felix të mërkurën mbrëma është transferuar te Atletico Madrid për 126 milionë euro. De Tomas stinorin e kaluar në La Liga shënoi 14 gola dhe pati edhe një asistim ndërsa luajti 33 ndeshje.