Sport

UEFA e tronditur me rastin e Florjana Ismailit

Florijana Ismaili dje është gjetur e mbytur në liqenin ku ishte zhdukur dit më parë.

Shumë personalitet të shumta kanë reaguar me rastin e vdekjes së saj, duke filluar nga futbollistë, klube të mëdha evropiane, Federata të Futbollit, e së fundi ka reaguar edhe UEFA.

Klubi i saj i zemrës, Young Boys shkroi: “ Ne gjithmonë do ta kujtojmë Florijanën me dashuri të madhe”.

Ndërsa edhe presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ka thënë se UEFA dhe komuniteti evropian i futbolli është thellësisht i tronditur me këtë rast.

"UEFA dhe komuniteti evropian i futbollit është thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e Florijana Ismaili dhe ndan dhimbjen e saj më të thellë me familjen dhe miqtë e saj në këtë moment të trishtuar", tha presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin.

Kujtojmë që Florijana ishte kapitene e skuadrës së Young Boysit si dhe luante për kombëtaren e Zvicrës.