Sport

Toure vazhdon karrierën në Kinë

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Manchester Cityt, Yaya Toure ka firmosur kontratë me skuadrën e kategorisë së dytë të Kinës, Qingdao Huanghai, raporton faqja zyrtare e klubit kinez të mërkurën. Toure është prezantuar të mërkurën te skuadra e re.

Ish-reprezentuesi i Bregut të Fildishtë së fundi kishte luajtur për Olympiacosin në Greqi, por u lirua pas vetëm tre muajve. Kishte raportime se Toure do të pensionohet, mirëpo mefsushori 36-vjeçar ka vendosur të vazhdojë karrierën në Kinë, transmeton Koha Ditore.

Nuk është njoftuar për detaje të kontratës së Toures me Qingdaon. "Kishte një mjegull rreth të ardhmes sime.

Por, unë dua të bëjë të qartë se e dua futbollin dhe planifikoj të luaj edhe disa vite", ka thënë Toure. "Unë kam nisur të pargëtisë veten për zejen e trajnerit po ashtu, mirëpo puna e trajnerit me orar të plotë nuk është ajo që më intereson momentalisht. Unë jam i gatshëm dhe i përqëndruar në këtë sfidë të re".