Sport

Reali nis negociatat me Eriksenin

Foto: Reuters

Drejtuesit e Real Madridit kanë nisur negociatat me agjentin e mesfushorit danez Christian Eriksen, i cili do të largohet këtë verë nga Tottenhami.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja spanjolle "Marca". Mësohet se Reali gjithashtu ka bërë gati edhe një ofertë prej 70 milionë eurosh për kartonin e Eriksenit, duke patur parasysh se kontrata e tij me Tottenhamin i skadon vitin tjetër, transmeton Koha Ditore.

Eriksen te Reali Madridi shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe opsion më i lirë se Paul Pogba për të cilin Manchester Unitedi kërkon 150 milionë euro.

Eriksen prej vitit 2013 është pjesë e Tottenhamit kur u transferua nga Ajaxi për 18 milionë euro. Ai në Premier League, ka 206 ndeshje të zhvilluara, duke shënuar 49 gola dhe asistuar 64 herë.