Sport

Interi zyrtarizon Godinin

Skuadra e Interit ka zyrtarizuar të hënën transferimin e qendërmbrojtësit uruguajan Diego Godin.

Në njoftimin zyrtar të ekipit nga Serie A, bëhet e ditur se Godin është transferuar si futbollist i lirë, pasi kontrata me Atletico Madridin i ka skaduar në muajin e shkuar, transmeton Koha Ditore.

Godin 33-vjeçar, me Interin ka firmosur kontratë trivjeçare dhe pritet të prezantohet gjatë këtij muaji. Ai do të ketë një pagë vjetore prej 6.75 milionë eurosh.

Godin ka regjistruar rreth 400 paraqitje me Atleticon gjatë nëntë edicioneve të fundit dhe ka fituar një titull kampioni në La Liga, dy trofe të Ligës së Evropës dhe dy herë ka luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai është reprezentues i Uruguajit dhe deri më tani ka regjistruar 131 paraqitje.