Sport

Verstappen i jep fund dominimit të Mercedesit

Descriptive Text

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen, e ka fituar garën për çmimin e madh të Austrisë, duke i dhënë fund dominimit të Mercedesit në këtë edicion. Të dielën Verstappen ka mposhtur Charles Leclercun e Ferrarit në duelin e 21-vjeçarëve për vendin e parë.

Triumfi i holandezit Verstappen është konfirmuar vetëm tri orë pas përfundimit të garës, pas disa hetimeve që janë bërë. Për Verstappen ky ishte triumfi i dytë në shtegun Spielberg të Austrisë, shkruan sot Koha Ditore.

Verstappen e mori lidershipin nga Leclerc, që ishte duke udhëhequr prej fillimit, kurse në dy xhirot e fundit gara ishte e ashpër dhe tifozët filluan të brohorasin. Në shtegun që është në pronësi të Red Bullit, Verstappen përfundoi i pari për 2.7 sekonda para Leclercut, por pas kësaj u bë një hetim për të parë që holandezi nuk kishte bërë ndonjë shkelje. Më vonë u konfirmua gjithçka dhe kjo është hera e parë në Formula 1 që në dy vendet e para kanë përfunduar dy pilotë me nga 21 vjet.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)