Sport

PSG-ja kërkon Paquetan

Descriptive Text

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain, po e kërkon mesfushorin e Milanit, brazilianin Paqueta. Mediumet franceze kanë raportuar të dielën se PSG-ja tashmë ka kontaktuar Milanin në lidhje me Paquetan.

Ekipi francez është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro dëmshpërblim për brazilianin që e sheh si zëvendësim për Adrien Rabiotin që karrierën e ka vazhduar te Juventusi, transmeton “Koha Ditore”.

Paqueta në janar të këtij viti iu bashkua Milanit nga Flamengo për 35 milionë euro dhe tregoi paraqitje të mira. Ai pati një gol dhe dy asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat.

Paqueta ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2023.